projekt arti kinez

8
 PROJEKT  ARTI KINEZ PUNOI : Sadrita Ullini 

Upload: sadritaullini

Post on 02-Jun-2018

238 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Projekt Arti Kinez

8/10/2019 Projekt Arti Kinez

http://slidepdf.com/reader/full/projekt-arti-kinez 1/7

  PROJEKT  

ARTI KINEZ

PUNOI : Sadrita Ullini 

Page 2: Projekt Arti Kinez

8/10/2019 Projekt Arti Kinez

http://slidepdf.com/reader/full/projekt-arti-kinez 2/7

Kina ka një histori dhe një tradite kulturore mijëvjeçare, por ajo mbeti për një kohe te gjate e izoluar

nga pjesa tjetër e botes. Shembulli me I dukshëm i kësaj ndarjeje është Muri I madh Kinez, një nga

ndërtimet mbrojtëse me te mëdha ne te gjithë historinë njerëzore. Kjo shkëputje nisi te ndryshonte qe prej

mesjetës, ku marrëdhëniet e saj me Perëndimin filluan te japin frytet e para.

 Arti tradicional kinez është i lidhur kryesisht me perandorët. Thuajse te gjithë artistet dhe arkitektet

profesioniste ishin nën punës shtetëror ne shërbim te tyre, te ndikuar tërësisht nga stili i oborrit. Kalimi I

pushtetit nga njëra dinasti ne tjetrën ndiki mjaft ne zhvillimin e artit kinez, ndaj edhe sot, për te dalluar

fazat e kësaj prodhimtarie artistike, ato emërtohen me emrin e dinastive ne te cilat u krijuan. Por, përtej

dallimeve midis periudhave te ndryshme, arti kinez ka tiparet e tij karakteristike, qe e bëjnë te dallueshëm

dhe mjaft origjinal. Finesa, përkushtimi, delikatesa dhe persosmeria teknike janë tipare dalluese te artit

kinez.

Këto tipare gjenden kudo : ne pikture, ne skulpture dhe ne arkitekture. Kultura kineze filloi te ndikonte ne

Evrope qe ne mesin e shekullit XVII dhe me vone u kthye ne mode.Pasioni për Orientin u shfaq sidomos

ne zbukurimin e mjediseve te brendshme, ne admirimin e vazove te porcelanit, mobiliet, tapetet dhe, ne

përgjithësi, ne te gjithë ornamentikën kineze.

 Arkitektura kineze shfaqet ne forma dhe materiale te ndryshme qe përbehet si nga ndërtimet civilie, ashtu

edhe nga ato fetare. Ndërtimet shoqërohen me zbukurime te shumta dhe te çmuara ne pikture dhe

skulpture. Dëshmitë me te rëndësishme janë pallatet perandorike dhe monumentet funebre te njerëzve te

pushtetshëm. Forma me e njohur e arkitekturës kineze është pagoda, një kullë disakatëshe e zbukuruar

me shume korniza e tarraca.

Piktura edhe skulptura kineze

Piktura u adhurua me shume se çdo gjë tjetër prej evropianeve. Ajo qe ata vlerësonin se tepërmi ishte

liria e vendosjes se figurave ne siperfaqe, eleganca dhe thjeshtësia e linjave, virtuoziteti I shenja grafike,

thjeshtësia e ngjyrave etj. Zgjedhjet “origjinale” te kompozimit ne pikturën kineze e nxiten mjaft fantazinë

e artisteve Evropian. Teknika 2-permasore e saj, mbizotërimi i penelit si mjet kryesor, përdorimi i

materialeve jo te zakonshme për pikturën, si tekstilet e ndryshme, i frymëzuan shume artistet evropian.

Te mësuar me një mbingarkese shenjash, ngjyrash dhe formash dhe sidomos te perpire nga dëshira për

imitimin treparesor te realitetit. Dalëngadalë piktura fitoi rolin kryesor ne artin kinez.

Veprat me interesante u realizuan ne copa mëndafshi apo letre, me ngjyra transparente, te lehta e

delikate, me silueta te zeza qe përcaktonin qarte format. Piktura te tjera trajtojnë peizazhet, duke shënuar

nisjen e një rruge te gjate dhe te larmishte te kësaj gjinie.

Peizazhet realizohen me pak elemente, si simbole te asaj çka paraqet dhe ndodh shume rralle qe at atëparaqesin natyrën me te gjitha detajet. Skulptura kineze përmban një prodhimtari te pafundme statujesh

dhe statuetash, te realizuara me mjaft mjeshtëri. Materialet e përdorura janë te ndryshme ku me te

rëndësishmet janë : porcelain, fidishi metale te tjera.

Page 3: Projekt Arti Kinez

8/10/2019 Projekt Arti Kinez

http://slidepdf.com/reader/full/projekt-arti-kinez 3/7

Një vazo e rrallë blu dhe e bardhe, "një vazo pallati" nga periudha Chenghua (1465-87).

Është një prej pjesëve më të rëndësishme të porcelanit Ming Bëhet fjalë për të ashtuquajturën 'vazopallati', e dekoruar me lule nga brenda dhe jashtë. Vjen nga periudha Chenghua e cila shënon edhekulmin e përpunimit të materialit dhe teknikës në poçaritë perandorake në Jingdezhen

Vazoja ishte një nga tre vazot e pallatit të periudhës Chenghua, pjesë e koleksionit të Baronit të Dytëtë Headley, një nga koleksionuesit më të rëndësishëm të artit kinez.

Është një nga pamjet më të hershme të artit kinez. Pjesa më e rafinuar e artit. E prodhuar me një

teknikë të rrallë të përbërë nga disa shtresa tepër të rafinuara. E punuar me këtë teknikë, objekti tëlejon të shikosh detaje të jashtëzakonshme

shumë produktet e porcelanit të prodhuara nga krahinat e ndryshme të Kinës, porcelani i prodhuarnga Jingdezheni është më i njohuri dhe me cilësinë më të mirë.

Page 4: Projekt Arti Kinez

8/10/2019 Projekt Arti Kinez

http://slidepdf.com/reader/full/projekt-arti-kinez 4/7

 

Një nga aspektet më mjeshtërore në traditën kineze është arti i porcelanit (një material i veçantë iqeramikës). Kinezët ishin specialistë të zotë të qeramikës. Shpikur gjatë Dinastisë Sui (581-618 paraerës sonë, por ndoshta edhe më herët) dhe perfeksionuar gjatë Dinastisë Tang (618-906), porcelanikinez u çmua në të gjithë botën. Disa punime të kallajit me xham dhe qeramikë ishin të mbyllura medekorime ose zbukurime (me rrathë të thjeshta, ose me një fjalë të gdhendur) në ngjyrë blu; ky llojartikulli mendohet të jetë inspirimi i parë për porcelanin bardhë e blu të Kinës.

Vazot, të cilat gati ishin pjekur, lyheshin me solucion metalik dhe më pas u bëhej një ripjekjeje mezjarr të lehtë, nga dilte një model i shndritshëm metalik me ngjyrë gri, jeshile apo të kuqe, që etransformonte vazon në një vazo prej ari. Kjo teknikë është transmetuar në të gjitha pjesët ecivilizuara të Europës, të Afrikës së Veriut dhe në Azi. Në përgjithësi shihej ndikimi i porcelanit të

bardhë dhe blu kinez, por poçet pikturoheshin me modele tipike turke me lule në ngjyrë bruzi (gur tëçmuar të gjelbër, të purpurt, kafe dhe të zinj.

Edhe këtu, prodhimi i porcelanit shumëngjyrësh dhe me shkëlqim vazhdoi edhe në shekullin XVIII.Në vitin 1708 fizikani gjerman Ehrenfried Tschirnhausen shpiku porcelanin europian, duke i dhënëkështu fund monopolit kinez. Fotoja e mësipërme është një tas çaj me lustër të zezë, ku ështëmodeluar një fletë që i përket periudhës së Dinastisë Sung (1127-1279).

Page 5: Projekt Arti Kinez

8/10/2019 Projekt Arti Kinez

http://slidepdf.com/reader/full/projekt-arti-kinez 5/7

Muri i Madh Kinez, i konsideruar si një nga “ të 7 mrekullitë botërore” është vepra më e madhe e

mbrojtjes ushtarake e kohëve të lashta të Kinës, që u ndërtua në një kohë shumë të gjatë. Ky mur

madhështor gjarbëron mbi 7 mijë kilometra në hartën e Kinës. Në vitin 1987 Muri i Madh Kinez u përfshi në

“listën e trashëgimive botërore”.  Ndërtimi i Murit të Madh filloi që në shekullin e 9-të para erës sonë, kur

pushteti i pjesës qendrore të Kinës i lidhën me mure postërojat dhe kështjellat për t’u mbrojtur nga sulmete kombësive veriore. Në periudhën e pranverës dhe vjeshtës dhe të mbretërive ndërluftuese të Kinës së

lashtë, mbretët rivalizonin, luftrat vazhdonin pa pushim, mbretëritë e mëdha ndërtuan mure në malet

kufitare për t’u mbrojtur nga sulmet e njera tjetrës.  Në vitin 221, pasi perandori Qin Shi Huang e bashkoi

Kinën, i lidhi të gjithë muret e ndërtuara nga mbretëri të ndryshme, duke krijuar një mur të madh në kufirin

verior, për t’u nbrojtur nga sulmet e kalorësve shtegtarë të stepës mongole të veriut, atëhere Muri i Madh

ishte 5 mijë kilometra. Në dinastinë Han pas dinastisë Qin, Muri i Madh ka arritur në mbi 10 mijë

kilometra. Gjatë historisë mbi 2 mijë vjeçare, sunduesit e periudhave të ndryshme të Kinës ndërtuan në

sektorë të ndryshëm Murin e Madh, gjatësia e tyre e marrë së bashku i kaloi të 50 mijë kilometrat, kjo gjatësi

mund ta rrethojë mbi një herë rruzullin tokësor.Muri i Madh Kinez do të thotë Muri i ndërtuar në dinasitnë

Ming (vitet 1368-1644), i cili fillon në perëndim nga gryka Jiayu i provincës Gansu në pjesën perëndimore të

Kinës dhe përfundon në lindje, buzë lumit Yalujiang të provincës Liaoning të Kinës veri-lindore, duke kaluar

nëpër 9 provinca, qytete dhe rajone autonome, ky Mur i Madh është 7300 kilometra i gjatë. Si një vepër

mbrojtëse Muri i Madh është ndërtuar në shpatet e maleve, në një reliev shumë të ndërlikuar gjeografike, duke

kaluar nëpër shkretëtira, stepa, moçalishte etj., ndërtuesit e ndërtuan me konstruksione të ndryshme sipas

relievit vendas, duke treguar muençurinë dhe talentin e pakrahasueshëm të paraardhësve të kombit kinez.Muri

i Madh gjarpëron në kurrizin e maleve, poshtë Murit janë shkëmbinj të thepisur. Në kushtet luftarake të kohëve

të lashta ishte i pamundur sulmimi i qyteteve rrëzë Murit të Madh pa u mbështetur tek asgjë. Muri i Madh u

ndërtua me tulla kolosale dhe pllaka guri, ai është rreth 10 metra i lartë dhe 4 deri 5 metra i gjerë, kështu ishte

shumë i përshtatshëm për manovrimin e reparteve ushtarake, për transportimin e drithrave, municioneve etj. në

rast lufte. Në anën e bredshme të murit ka porta e shkallë të gurta për të ngjitur dhe zbritur, ka depo të armëve,

drithrave dhe pika të pushimit të ushtarëve, kur sulmonin armiqtë, mund të ndizeshin flakë për të përhapur

lajmin në mbarë vendin.Sot nuk ka ekzistuar më funksioni konkret i Murit të Madh si një objekt ushtarak, por

 bukuria e tij e veçantë arkitekturale është mahnitëse. Muri i Madh është i bukur, madhështor, i fortë dhe i

hapur. Nga larg ai duket si një dragua i madh që fluturon mbi kurrizin e maleve, duke qartësuar male të larta

dhe të ulta, kurse nga afër, Muri i Madh, kullat, bashkë me relievin përreth formojnë një pikturë magjike me

forcë të madhe artistike.Muri i Madh ka rënsësi shumë të madhe kulturoro-historike dhe vlerë turistike. Në

Kinë thuhet se “ata që nuk kanë qenë në Murin e Madh, nuk janë burra”,  si turistët kinezë ashtu edhe të huaj,

duke përfshirë këtu edhe liderët e vendeve të tjera që kanë qenë për vizitë në Kinë, e konsiderojnë ngjitjen nëMurin e Masdh si nder të madh. Sektorët e njohur dhe të ruajtur mirë të Murit të Madh, si Badaling, Simatai,

Mutianyu, Shanhaiguan i mbiquajtur “grykë e parë e Kinës” në lindje të murit, si dhe Jiayuguan në perëndim të 

tij në provincën Gansu etj. janë pika të njohura turistike, ku vijnë pandërprerë vizitorët . bukuria e tij

madhështore dhe forca e tij tërhiqëse janë simbol i trashëgimisë së gjakut të kombit kinez dhe i frymës

kombëtare. Në vitin 1987, Muri i Madh u përfshi në radhët e trashëgimeve botërore si “simbol i kombit

kinez”. 

Page 6: Projekt Arti Kinez

8/10/2019 Projekt Arti Kinez

http://slidepdf.com/reader/full/projekt-arti-kinez 6/7

 

Gjatë periudhës së dinastisë Yuan (1206-1368), Kina ishte një perandori e fuqishme ushtarake me territorshumë të gjerë, e krijuar nga sundimtarët mongolë, por ajo nuk mori zhvillim të shpejtë ekonomik dhe

kulturor, edhe arkitektura kineze kishte mbetur në një gjendje falimentimi dhe pjesa më e madhe e ndërtesave

të atëhershme ishin të thjeshta dhe të trasha.  Kryeqyteti i dinastisë Yuan, Dadu (sot pjesa veriore e Pekinit), pati përpjesëtime të mëdha. Përpjesëtimet e kryeqytetit Pekin të dinastive Ming dhe Qing ishin krijuar po në

atë periudhë. Kodra Vansui në liqenin Tajye të dinasstisë Yuan (sot ishulli Qundao në parkun Beihai të

Pekinit) gjithashtu ka qenë vend piktoresk gjatë dinastisë Yuan. Meqenëse sundimtarët e dinastisë Yuan besonin në fe, veçanërisht besonin budizmin tibetian (i quajtur edhe

si lamaizmi), ndërtimi i objekteve fetare në atë periudhë mori një zhvillim jashtzakonisht të madh. Marrim për

shëmbull pagodën në tempullin Miaoying në Pekin. Ajo është një pagodë lamaiste, e projektuar nga një

mjeshtër nepalez. 

Parqet në Suzhou:

Parqet klasike të qytetit Suzhou, që në vitin 1997 u përfshinë në “Listën e emrave të trashëgimive botërore”,

mishërojnë në mënyrë të theksuar veçoritë artistike të arkitekturës kineze të ndërtimit të parqeve. Historia e

 parqeve të Suzhout arrin në 2000 vjet dhe sot janë ruajtur më se 10 parqe të njohura prej tyre. Shumica e

 parqeve të Suzhout nuk zënë sipërfaqe të madhe dhe janë ndërtuar duke u aplikuar metodat artistike të

ndryshimit të shablloneve. Ato zbukurohen me kodra artificiale dhe dru, me ujëra dhe ura, me lule dhe barëra,

me tenda, hauza dhe zogj, ashtu siç përshkruhen në veprat poetike të dinastive Tang dhe Song. Të gjitha këto,

që janë në një hapësirë të vogël, bëjnë efekt të mirë artistik. Ndër këto parqe të famshme janë tenda Canglang,

korije me luan, parku Zhuozheng, parku Liu e të tjera.

Page 7: Projekt Arti Kinez

8/10/2019 Projekt Arti Kinez

http://slidepdf.com/reader/full/projekt-arti-kinez 7/7

 

(Parku në Suzhou )

Parku Juanming-juan: 

Parku Juanming-Juan në Pekin, që është parku më i njohur perandorak në Kinë dhe që u quajt si “park

universal”, ka përqendruar në një të tërë artet e parqeve të stileve të ndryshme të të gjitha krahinave të Kinës

dhe ka marrë pjesërisht edhe stilin e arkitekturës perëndimore. Ndërtesat në parkun Juanming-juan kanë qenëtë mrekullueshme dhe shumë interesante. Parku Juanming-juan jo vetëm ishte parku më i shkëlqyeshëm me

 pallate në Kinën e asaj kohe, por ai u njoh edhe në Evropë dhe ushtroi një ndikim mbi zhvillimin e ndërtimit të

 parqeve natyrore në Evropë në shekullin e 18-të. Ky park kaq i bukur u dogj në vitin 1860 nga trupat aleate

anglo-franceze, që ndërmorën agresion kundër Kinës. 

( Parku Juanming-juan )